Kompania turke “Joing Venture Group Inc” më saktësisht TOGG, ka prezantuar veturat e para elektrike të prodhuara në Turqi – SUV dhe variantet limuzinë.

Krosoveri vjen nën kategorinë C-SUV, kurse për herë të parë është vozitur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ku pati shumë interesim për ta ndjekur nga afër në një zonë malore në periferi të Stambollit.

C-SUV është dizajnuar nga kompania prestigjioze italiane Pininfarina, kurse zyrtarisht do të jetë e disponueshme në vitin 2022. Krosoveri turk ka motor plotësisht elektrik, e në treg do të ketë ofertë me dy konfiguracione – ai me 200 kuaj fuqi dhe tjetri me 400.

Versionit më të fuqishëm për të arritur shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë do t’i duhen vetëm 4,8 sekonda, kurse me vetëm një mbushje të baterisë është premtuar se do të mund t’i përshkoj hiq më pak se 500 kilometra.

Turqia ka investuar 3,7 miliardë dollarë në këtë projekt që parasheh prodhimin e pesë modeleve dhe afro 175 mijë njësi prodhimi brenda një viti.

Pritet që ky projekt t’i sjellë ekonomisë turke 50 miliardë dollarë për 15 vitet e ardhshme – apo më mirë thënë nga momenti që do të jetë i disponueshëm në treg në vitin 2022.