7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gjesti i bukur i Ozil, mbush tavolinat e besimtarëve në muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Mesut Ozil nuk pranoi të ulte rrogën e tij tek Arsenali, aty ku është më i paguari i skuadrës, por ka kryer një gjest të bukur në muajin e shenjtë të Ramazanit. Besimtarët myslimanë kanë nisur agjerimin dhe fantazisti i Gunners u është gjendur në këtë moment.

Daily Sabah raporton se 31-vjeçari ka vendosur të dhurojë rreth 100 mijë paund për Kryqin e Kuq turk. Këto para do të përdoren për të siguruar vaktin e iftarit për rreth 16 mijë persona në Turqi.

Jo vetëm kaq, pasi të tjera familje turke dhe siriane do të marrin pako falas me ushqime. Ozil ka lindur në Gelsenkirchen, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me kombëtaret e Gjermanisë, por është shumë i lidhur me Turqinë, vendin nga vijnë prindërit e tij. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit