6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Gjermania, ligj të ri për “t’ja marrë shpirtin” Ballkanit

Më të lexuarat

Ç’është “karta e shansit”, forma e re e thithjes së krahut të punës?

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar dhe të specializuar. Punët e lira duhet të plotësohen më shpejt me importe dhe qeveria dëshiron të tërheqë më shumë punëtorë nga jashtë me nostrifikimin më të lehtë të diplomave dhe një hartë të re mundësish.

Ligji i ri për emigracionin e punëtorëve të kualifikuar, që po planifikohet, parashikon një sistem të ri pikësh. Ndër të tjera, për të huajt me të paktën dy vite kualifikime profesionale, po prezantohet edhe një “kartë shansi”, e bazuar në një sistem pikësh.

“Ndër kriteret e përzgjedhjes janë aftësitë gjuhësore, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë”, thuhet në projektligj.

“Karta e shansit” ofron gjithashtu mundësi për punë provuese ose me kohë të pjesshme.

Njerëzit që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Evropian marrin një “kartë shansi” nëse mbledhin të paktën gjashtë pikë. Për shembull, katër pikë shkojnë për një kualifikim të caktuar profesional. Njohuri të mira të gjuhës gjermane ose të paktën tre vjet përvojë profesionale përkatëse vlejnë nga tre pikë secila.

Dy pikë mund të merren për njohuri të pjesshme të gjermanishtes, vetëm dy vjet përvojë pune ose mosha deri në 35 vjeç. Plani është që të jepet një pikë nëse një person ka kaluar ligjërisht të paktën gjashtë muaj të vazhdueshëm në Gjermani.

Gjithashtu hiqet kufiri prej 25 mijë personash në vit në të ashtuquajturën rregullore për Ballkanin Perëndimor. Kuota për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jetë më e lartë – 50 mijë në vit, shkruan dpa. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit