14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

GJERMANIA DO T’I NISË RAKETAT PATRIOT PËR NË TURQI NË DATËN 8 JANAR

Më të lexuarat

Nga Gjermania ka ardhur njoftimi se sistemet Patriot që do të dislokohen në kufirin Turqi-Siri do të nisen në datën 8 janar.

Në deklaratën e bërë nga ushtria gjermane thuhej se raketat së bashku me platformat e lëshimit dhe sistemet e radarëve do të nisen drejt Portit Travemünde afër qytetit Rostock që ndodhet në veri të Gjermanisë në datën 7 janar.

2 bateri të raketave Patriot në datën 8 janar me rrugë detare do të sillen në Turqi dhe më pas 170 ushtarë që do të përdorin këto sisteme do të vijnë në Turqi me rrugë ajrore.

Parlamenti Federal i Gjermanisë, në 14 dhjetor kishte vendosur të dërgonte në Turqi 2 bateri me raketa Patriot dhe 400 ushtarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit