23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Gjermani, kisha katolike u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual

Më të lexuarat

Gjermani, kisha katolike u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual

 

BERLIN (AA) – Kisha Katolike në Gjermani të martën u ka kërkuar falje viktimave të abuzimit seksual nga klerikët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kadinali Reinhard Marx, kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Gjermanisë, deklaroi sot në Fuld se hetimi i fundit ka zbuluar qindra raste të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Një kohë të gjatë kisha ka mohuar, ka kthyer kokën dhe ka fshehur abuzimet. Unë kërkojë falje për këtë dhe gjithë dhimbjen që është shkaktuar”, tha Marx.

Hetimi katër vjeçar, rezultatet e të cilit kisha i publikoi të martën, zbuloi se liderët kishtarë kanë fshehur abuzimet seksuale nga ana e së paku 1.670 klerikëve në periudhën prej vitit 1946 deri në vitin 2014. Hetimi vërtetoi se së paku 3.677 fëmijë kanë qenë të abuzuar seksualisht.

Kardinali Marx premtoi se do të bisedohet për reformat e mundshme të cilat do të siguronin që incidente të ngjashme mos të përsëriten asnjëherë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit