12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjermani: e qeshura e pavend në vendtragjedi, vjen kërkim falja

Më të lexuarat

Armin Laschet, një nga kandidatët kryesorë për pasardhës të kancelares Angela Merkel, i kërkoi falje publikut gjerman pasi kamera e kapi atë duke qeshur në sfondin e Presidentit Frank-Walter Steinmeier, i cili po i drejtohej publikut në atë kohë, ndërsa po udhëtonte në zonat e përmbytura.

Laschet provokoi reagime të shumta në rrjetet sociale pasi kamera e kapi atë duke qeshur gjatë një vizite në zonat e përmbytura, dmth në qytetin e Efstadt, ndërsa fliste me disa njerëz në sfond, prapa Presidentit Steinmeier, i cili në atë kohë premtoi të ndihmonte viktimat e përmbytjes, të cilat kanë marrë  të paktën 130 jetë në Gjermani, njoftoi Bloomberg.

Agjencia amerikane vlerëson se ky është një turp i mundshëm për Lachet, i cili drejton Bashkimin Kristian Demokrat (CDU) në pushtet dhe është një kandidat për të zëvendësuar Merkel në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator.

Ai më vonë tha se ishte penduar që “la përshtypje të tillë që u krijua gjatë një bisede”.

Laschet, kryeministri i krahinës së goditur rëndë të Nordrhein-Westfalen, bisedoi me një anëtar të delegacionit të tij dhe në një moment shpërtheu duke qeshur.

“Kjo nuk ishte e përshtatshme, unë kërkoj falje,” tha Laschet përmes Twitter-it, pasi u kritikua nga rivalët politikë dhe përdoruesit e mediave sociale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit