Gjenerata Z dhe rikthimi drejt besimit në Perëndim

Më të lexuarat

Në hapësirën publike perëndimore – nga rrjetet sociale te platformat e bisedave në YouTube – ka nisur të shfaqet një debat i ri mbi një fenomen shoqëror që lidhet me Gjeneratën Z. Ky brez, i lindur midis viteve ’95–’97 deri në fillim të dekadës 2010, është i pari që ka hyrë në jetë duke u rritur plotësisht në epokën e internetit, telefonave inteligjentë dhe globalizimit kulturor. Ai është më i hapur, më fleksibël, më i prirur ndaj vetë-mësimit dhe më pak i lidhur me modelet tradicionale të punës e jetesës.

Mirëpo, ky brez është formuar gjithashtu në një realitet shoqëror të zhveshur nga besimi, të dominuar nga materializmi i shfrenuar, konkurrenca e ashpër, adhurimi i famës dhe banalizimi i vlerave. Në këtë kontekst, është befasuese se si studime dhe vëzhgime të ndryshme po tregojnë një prirje të re: shumë të rinj të Gjeneratës Z po i kthehen shpirtërores, fesë dhe pyetjeve mbi ekzistencën e Zotit.

Arsyet kryesore që shtyjnë këtë rikthim janë të shumta:
• Boshllëku shpirtëror: pas një përvoje të ngopur me konsumizëm, teknologji dhe famë, shumë të rinj zbuluan se këto nuk i jepnin kuptim të jetës. Kjo i shtyu drejt kërkimit të një burimi më të thellë domethënieje – besimit te Zoti.
• Kriza e shëndetit mendor: statistikat tregojnë se ky brez është më i prekuri nga depresioni dhe ankthi. Në momente të tilla, besimi shfaqet si një strehë shprese dhe qetësimi.
• Humbja ekzistenciale në botën postmoderne: relativizmi i skajshëm i filozofive postmoderne e la këtë brez pa kuptim të qëndrueshëm dhe pa një vizion të qartë për jetën. Kërkimi për fe është, në thelb, kërkim për kuptim dhe orientim.

Ky fenomen, që po zgjerohet gradualisht në Perëndim, është një fushë me rëndësi të madhe studimore për botën arabe dhe islame. Ai tregon se edhe në zemër të kulturave më materialiste, kërkimi për Zotin dhe shpirtëroren mbetet i pashuar.

Aid Deuseri
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit