11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Fisnik Ismaili – ALEPPO NUK NISI DJE, PO QE 5 VITE

Më të lexuarat

ALEPPO NUK NISI DJE, PO QE 5VITE
×××××××××××××××××××××××××××××÷×

“Aleppo nuk nisi dje, o të dashtun. Ka nisë qe 5 vjet. Bota qe 5 vjet po qan me videot e tmerrshme prej Sirie e jashtë saj, të fëmijëve të përgjakun, e të vdekun nëpër plazhe të Evropës, duke u mundue me shpëtue nga ai tmerr. Por nuk po ban gja për këtë punë.

Qindra mija u përzunë prej shtëpive, o të dashtun. E botës, aq sa po shitet se po i dhimben këta njerëz, aq edhe po ban ndryshime shkaku i tyne, për mos me i lanë me ardhë. BREXIT u thirr shumë në ndalimin e imigrantëve. Trump njajtë. Dytë fituen. Në plot shtete tjera perëndimore partitë që po e ngrisin zanin kundër imigrantëve, duke u thirrë pikërisht në refugjatët e Sirisë, po përgatiten me i fitue zgjedhjet.

Bota po ndryshon, o të dashtun. Mue nuk po më duket rastësi që sot, mbasi Trump e emnoi si Rex Tillerson Sekretar Shteti, që është mik i Putinit, pikërisht Rusia po e merr guximin me i qepue fort Aleppos. E Aleppo po prodhon imigrantë, e imigrantët po e frikësojnë botën, e bota po mbyllet, e popujt po armiqësohen me njani-tjetrin.

Luftat botënore s’kanë nisë për një ditë, o të dashtun. Amerikanët e Rusët, në luftën e dytë, madje, ishin aleatë, kundër një të keqes së madhe.

Po shpresoj që jam gabim. Sinqerisht po. Sepse po ndryshoi bota, ne jemi mes dy zjarresh, edhe shumë lehtë mundemi me përfundue si herave tjera në histori – edhe ma të copëtuem. Me ikë s’kemi me pasë ku, se s’po i do kush imigrantët. Hiç ma pak neve, që as viza s’na liberalizojnë.

E pse bash neve? Jo që kanë najfarë interesi fort të madh, por sepse munden. Sepse na vetes historikisht nuk i ndejtëm kurrë gati. E kur nuk e don ti vetveten, pse me të dashtë ty najkush? Na vetë po ndahemi, në vend se me u bashkue, pa na detyrue kurrkush, o hej!

Plot po thonë nëpër botë: “Lufta e Tretë Botënore veç ka nisë, por na s’po e dijmë hala.” As dy luftat e para s’kanë nisë brenda dite. Bile, me Hitlerin bota pat ba hajgare disa vjet.

Sa e randë me e pa Aleppon, e jo veç Aleppon, por krejt vdekjet e krejt njerëzve të pafajshëm në botë, e mos me mujtë me ba kurrgja, pos me ua kushtue një status, apo ndoj foto profili me flamur.

Mos ardhtë dita me u ba shqiptarët prapë me na kushtue statusa e foto profili. Kujtimet hala i kemi të freskëta. Asnjiherë s’kam dashtë me qenë gabim ma shumë se sot.”

Fisnik Ismaili, deputet ne Parlamentin e Kosoves

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit