12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Gazetari” sulmon me thikë Kryebashkiakun gjatë një aktiviteti bamirësie

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i qytetit verior polak të Gdanskit është sulmuar me thikë gjatë një aktiviteti bamirësie, thonë zyrtarët.

Pawel Adamowicz, 53 vjeç, thuhet se është në gjendje kritike në spital.

I dyshuari, një banor vendas 27-vjeçar me një dosje penale, është arrestuar.

Ai kishte akses në vendin e ngjarjes, duke përdorur badge gazetari, njoftoi media polake.

Incidenti ndodhi gjatë ceremonisë më të madhe vjetore të bamirësisë në vend ku merrnin pjesë qindra njerëz.

I dyshuari thuhet se bërtiti para se të godiste kryebashkiakun, duke thënë se ishte burgosur padrejtësisht nën qeverinë e mëparshme, të udhëhequr nga ish-partia e kryetarit të Bashkisë.

Sulmi gjatë një ngjarje që mbledh para për spitalet e fëmijëve ka tronditur Poloninë, raporton Adam Easton i BBC në Varshavë.

Adamowicz është një figurë e njohur politike, i cili ka qenë kryebashkiak i Gdansk për 20 vjet.

Ministri i Brendshëm Joachim Brudzinski tha se sulmi ishte “një akt barbarizmi i pashpjegueshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit