Kur flasim për Gazën, duhet të jemi të kujdesshëm me terminologjinë dhe të vëmë re mirë se çfarë themi.
Gaza nuk po kalon një uri të përkohshme ajo po uritet qëllimisht, përmes një politike të planifikuar sioniste, e mbështetur nga një heshtje ndërkombëtare turpëruese dhe një sistem botëror i padrejtë, i cili nuk e sheh palestinezin veçse si një projekt për zhdukje dhe asgjësim.
Uria në Gaza nuk është një fatkeqësi natyrore, e as pasojë e varfërisë apo mungesës së burimeve ajo është një armë lufte e ulët, e përdorur për të thyer vullnetin e një populli që ka vendosur të jetojë i lirë dhe me dinjitet, dhe të mos i nënshtrohet pushtuesit.
Kjo është një krim i qëllimshëm nuk kryhet vetëm ndaj fëmijëve dhe grave, por ndaj vetë dinjitetit njerëzor, ndaj kuptimit të plotë të ekzistencës së një populli që refuzon poshtërimin dhe nënshtrimin.
Duhet të kuptojmë se uria e Gazës nuk është thjesht një tragjedi humanitare, por një provë e besimit tonë, një sprovë e lidhjes sonë me këtë fe, me ndërgjegjen tonë, dhe me lidhjen tonë shpirtërore me luftëtarët që qëndrojnë atje.
Banorët e Gazës nuk janë thjesht të uritur dhe të zhvendosur ata janë luftëtarë në vijën e parë, të rrethuar, që luftojnë me gjak, me lot dhe me uri, për të mos lejuar që të shkilet dinjiteti i këtij ummeti.
Dhe gjithçka që u ofrojmë qoftë një vakt ushqimi, një ndihmë, një fjalë nuk është një “donacion”, por një detyrë, një pjesë e ndihmës së domosdoshme për të cilën do të japim llogari para Allahut.
Armiku po përpiqet ta shndërrojë Gazën në sytë tanë dhe të botës në një rast për ndihma, në një çështje humanitare të ftohtë, që merr ndihma dhe ngjall keqardhje asgjë më shumë.
Por ai nuk do që bota të shohë të vërtetën: se Gaza është front lufte, fushë qëndrese, bazë për çlirim.
Ashtu siç ishte “Hendeku” (Ahzab) në kohën e Profetit ﷺ, kur sahabët u uritën aq shumë sa lidhën gurë në stomakët e tyre por që nuk u quajt në histori “katastrofë humanitare”, por u quajt një betejë (gazvetun) në të cilën Allahu ndau të vërtetën nga e kota, ku u zbuluan hipokritët dhe u shfaqën të sinqertët.
Gaza sot është hendeku i këtij shekulli.
Ai që e ndihmon sot Gazën, e ndihmon Allahun.
Dhe kush e braktis, ka zgjedhur të qëndrojë në radhët e hipokritëve.
Kur lëvizim sot për Gazën, nuk po ushqejmë thjesht një të uritur po ndihmojmë të dashurit e Allahut, po mbështesim prijësit e betejës, po luftojmë me pasuritë, zërin dhe fjalën tonë, në një betejë fitorja e së cilës është fitorja e të gjithë neve.
Le të jetë e qartë kjo pamje në vetëdijen tonë dhe të fëmijëve tanë:
Gaza nuk është një “tragjedi”… Gaza është një “betejë”.
Ed-hem Ebu Selmijeh
