14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Gaza: java nis me masakër të re

Më të lexuarat

Sulmi i rradhës sionist ndaj tendave me popull të zhvendosur brenda

Të paktën katër palestinezë u vranë dhe 40 u plagosën në një bombardim izraelit ndaj tendave që strehonin civilë të zhvendosur në Rripin e Gazës herët në mëngjes të hënën, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Një zjarr shpërtheu midis tendave në kompleksin e Spitalit të Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah si rezultat i një sulmi izraelit, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Spitali konfirmoi për WAFA se shumë civilë u vranë dhe u plagosën në sulmin izraelit, duke theksuar se spitali është plot me të plagosur.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Qeverisë për Media në Gaza, ky është sulmi i shtatë i ushtrisë izraelite ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan tendat e civilëve të zhvendosur në mjediset e spitalit më 10 janar, 13 mars, 22 korrik, 4 gusht dhe 27 shtator.

Imazhet e njerëzve të bllokuar në flakë kanë vërshuar rrjetet sociale.

Izraeli vazhdoi ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Që atëherë, më shumë se 42,200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 98,400 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Izraeli po përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit