Gaza, ekzekutohen tre persona për shkak se kanë spiunuar për Izraelin

Më të lexuarat

“Tre persona janë ekzekutuar për tradhti. Ata spiunuan për pushtuesin dhe armikun e shtetit dhe popullit palestinez”, thuhet në deklaratën e MPB në Gaza

GAZA (AA) – Ministria e Brendshme në Gaza ka deklaruar se janë ekzekutuar tre persona të cilët ishin të dënuar se kanë spiunuar për Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ushtarake në Gaza ka shqiptuar dënimet me vdekje për tre personat për tradhti dhe spiunazh për Izael, kurse në deklaratën e Ministrisë theksohet se “dënimi me vdekje është kryer pasi Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin”.

“Dënimet janë shqiptuar në përputhje me kushtetutën palestineze. Tre persona janë ekzekutuar për tradhti. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë spiunuar për pushtuesin dhe armikun e shtetit dhe popullit palestinez”, thuhet në deklaratë.

Ekzekutimi është kryer në kompleksin policor “Arafat” në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit