2.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024


Gaza dhe FETO, mesazhet e forta nga Ankaraja

Më të lexuarat

Delikatesa e trajtimit të dy çështjeve nga dy udhëheqës miq

Presidenti Erdogan vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në dy votime për Gazën në OKB kur tha se “edhe Shqipëria në votimin që ka mbajtur në dhjetor në KS të OKB-së ka zënë vend në anën e drejtë të historisë”. Ndërsa Rama potencoi nevojën e zgjidhjes me dy shtete, duke vlerësuar Turqinë si aktor kryesor në Lindjen e Mesme së bashku me shtete të tjera arabe.

“Nuk diskutohet dhimbja dhe shqetësimi për atë që po ndodh në Gaza. Ne jemi të bindur se është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe patjetër duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e pesë vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe Izraelin, së bashku me pesë vendet e tjera. Natyrisht nëse ne e ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e dy shteteve. Kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash të vendeve arabe me Turqinë”, tha Rama.

Këto qëndrime u mbajtën në një konferencë të përbashkët Rama-Erdogan, aty ku presidenti turk përsëriti thirrjen e tij ndaj qeverisë shqiptare për të shuar tërësisht strukturat guleniste në Shqipëri.

 “Në takimet tona nënvizuam luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, që tentoi në 2015 një grusht shteti që donte të rrëzonte demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart e lyera me gjakun e të pafajshmëve përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik e vëlla, e lëndon thellë vendin tonë. Pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.

Ndërkohë, Turqia vendosi njohjen e patentave shqiptare në këtë vizitë zyrtare të Ramës në Ankara, ku gjithashtu u theksuar thellimi i bashkëpunimit shumëplanësh mes dy vendeve mike. “Volumi tregtar ka arritur në një miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në dy miliardë dollarë. Kam besim se me përpjekjet e sektorit tonë privat do të arrijmë këtë shifër në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj të Shqipërisë, me një investim që arrin deri në 3.5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit