8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gati 150 palestinezë u plagosën gjatë protestave anti-kolonizim të izraelitëve

Më të lexuarat

Gati 150 palestinezë, kryesisht shkaku i gazlotsjellësit u lënduan në përleshjet midis palestinezëve që demonstronin kundër kolonizimit izraelit dhe ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar, thanë ekipet e shpëtimit.

Kolonistët izraelitë u vendosën në fillim të muajit maj në një kodër afër Nablus për të krijuar vendbanimin e egër të Eviatar, pa marrë leje nga qeveria izraelite.

“Në orët e fundit, trazirat shpërthyen pranë pikës së kontrollit Givat Eviatar, në jug të Nablusit. Qindra palestinezë kanë hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë të cilët janë hakmarrë me mjete për të luftuar demonstratat” tha qeveria izraelite për AFP, raporton lepoint.fr.


Kryqi i Kuq Palestinez raportoi se 146 njerëz u plagosën midis protestuesve, duke përfshirë nëntë të plagosur nga plumba të drejtpërdrejtë, 34 plumba gome dhe më shumë se 80 me gazlotsjellës.

Ushtria konfirmoi se dy ushtarë u plagosën lehtë dhe se ata u transferuan në spital.

Kolonistët izraelitë u vendosën në fillim të muajit maj në një kodër afër Nablus për të krijuar vendbanimin e egër të Eviatarit, pa marrë leje nga qeveria izraelite.

Pas muajsh konflikti dhe tensioni, u arrit një marrëveshje me kolonistët nga Eviatar të cilët u larguan, duke lënë rimorkiot e tyre, derisa Ministria e Mbrojtjes së Izraelit të rishikonte të drejtat pronësore të vendit për të përcaktuar nëse mund të konsiderohej izraelite. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit