15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

FRI – Tetovë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë

Më të lexuarat

Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë dje organizoi aktivitetin e radhës me të cilin shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë. Ky aktivitet u organizua në Shkollën Fillore “Liria”, Tetovë. Aktiviteti u realizua me semimaturantët e kësaj shkolle.

Fillimisht fjalë hyrëse pati Mevlan Abazi, kryetar i FRI – së në Tetovë, kurse më pas, Besa Alili, studente e mjekësis, tregoi për anët negative që shkakton konsumimi i duhanit. Gjithashtu nxënësit ndoqën edhe një dokumentar, i cili shtjellonte çështjen e konsumimit të duhanit, si dhe efektet negative që shkakton në trupin e njeriut dhe në fund, u bë shpërndarja e fletushkave me temë: “Duhani, vesi i heshtur që vret”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit