9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Francë, ndërtohet mur 4 metërsh për të ndaluar emigrantët ilegal

Më të lexuarat

Në qytetin francez Kale, përreth të a.q. Kampit ‘Xhungël’ të Emigrantëve do të ndërtohet mur katër metra i lartë me mjete britanike, i cili do ta ndalë kalimin e migrantëve ilegal nga Franca në Britani të Madhe, raporton BBC, transmeton Portalb.

Sipas ministrit britanik për Migrim, Robert Goodwill, pritet që punimet për ndërtimin  e murit të fillojnë këtë muaj dhe do të përfundojnë në fund të vitit.

Autoritetet franceze nuk kanë konfirmuar se sa do të kushtojë muri, por dihet se muri do të ndërtohet me paratë e britanezevë.

Kale, Francë1

“Së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e murit të ri. Kemi bërë rrethojat nga teli; tani po ndërtojmë mur”, theksoi Goodwill.

Ndryshe, shumë prej emigrantëve që jetojnë në ‘Xhungël dhe kampet  në tjera në veri të Francës përpiqen të arrijnë në Angli nëpërmjet kamionëve sapo u qasen porteve apo Eurotunelit.

Kale, Francë2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit