10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Francë, grupet e djathta ekstremiste shkaktuan probleme gjatë festimit të fitores

Më të lexuarat

Deputeti francez, Antoine Leaument shkroi në Twitter: “Në Nice, fashistët sulmojnë tifozët marokenë duke përdorur fjalë raciste. Racizmi është krim”
Francë, grupet e djathta ekstremiste shkaktuan probleme gjatë festimit të fitores
Në festimet e mbajtura në shumë qytete, veçanërisht në Paris, pasi Franca mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022, grupet e djathta ekstremiste shkaktuan probleme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin francez, policia ndaloi një grup të armatosur të djathtë prej 40 personash në lagjen 17 të Parisit, të cilët planifikonin të shkonin në rrugën më të frekuentuar të kryeqytetit, Champs-Elysees, ku kishte tifozë marokenë dhe francezë të mbledhur pas ndeshjes.

Në ngjarjet në Paris dhe rrethinat e tij janë arrestuar 115 persona.

Policia ka ndërhyrë në përleshjen që shpërtheu mes tifozëve dhe grupit të ekstremit të djathtë që festonte ndeshjen në sheshin “Bellecour” në qytetin e Lionit. Në këtë ngjarje janë ndaluar 6 persona, 2 prej të cilëve ekstremistë të djathtë.

Deputeti francez, Antoine Leaument shkroi në Twitter: “Në Nice, fashistët sulmojnë tifozët marokenë duke përdorur fjalë raciste. Racizmi është krim”.

Një tjetër deputet, Thomas Portes tha në Twitter se grupet e ekstremit të djathtë kishin planifikuar sulme kundër tifozëve marokenë në qytetet Lion, Nice dhe Montpellier.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit