12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Franca: Përshkallëzimi i debatit, i padobishëm për marrëdhëniet Turqi-BE

Më të lexuarat

“Përshkallëzimi i debatit dhe polemikat janë të padobishme”, vlerësoi të shtunën zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Alexandre Giorgini, në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian…

 

“Përshkallëzimi i debatit dhe polemikat janë të padobishme”, vlerësoi të shtunën zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Alexandre Giorgini, në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

Në konferencë ditore për shtyp nga Parisi, Alexandre Giorgini iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin këshillimor të Parlamentit Evropian për pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe deklaratat e mëpasshme të Presidentit Recep Tayyip Erdogan mbi marrëveshjen e ripranimit të refugjatëve, nënshkruar ndërmjet Ankarasë dhe Brukselit në mars të këtij viti.

“Sa u përket marrëdhënieve Turqi-BE, përshkallëzimi i debatit dhe polemikat janë të padobishme. Franca do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën në Turqi nën dritën e vlerave evropiane, që ndajmë me Turqinë, si dhe kritereve të përcaktuara në procesin e anëtarësimit me të drejta të plota”, tha zëdhënësi i MPJ franceze.

Giorgini bëri me dije po ashtu se shefat e diplomacisë së Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës do të organizojnë më 29 nëntor një takim në Minsk për implementimin e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

“Në mbledhjen e Minskut, ne do të marrim në shqyrtim se çfarë janë bërë dhe çfarë nuk janë bërë që nga takimi i tetorit në Berlin e deri më sot”, sqaroi ai,

Shtetet e sipërcituara ranë dakord gjatë mbledhjes së fundit në Berlin për hartimin e planveprimi në lidhje me mënyrën e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Minsk.

Liderët dhe ministrat e Punëve të Jashtme të katër shteteve në fjalë, platformë e njohur si “Formati i Normandisë”, zhvillojnë një diplomaci telefonike të ngjeshur dhe shpeshherë takohen gjithashtu në mbledhje të rregullta për zgjidhjen e krizës ukrainase.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit