-5.4 C
Pristina
Thursday, February 9, 2023

Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e vitit 1918 – model për Ballkanin, pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë   

Më të lexuarat

Franca dhe Gjermania përkujtojnë çdo vit armëpushimin e 11 nëntorit 1918, i cili i dha fund luftimeve në Luftën e Parë Botërore.

Në njoftimin e Ambasadës gjermane thuhet se miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë  dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan.

“Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë  dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan. Ajo gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet në përkujtim të armëpushimit të vitit 1918 një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00. Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në Arbëri.

“Kjo ceremoni është gjithashtu një mundësi për të nderuar të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe aktuale”, thuhet më tej. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit