11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fotografi tjera mbresëlënëse nga teleskopi James Webb, kësaj radhe sjellin Jupiterin – planetin më të madh të sistemit diellor

Më të lexuarat

Shkencëtarët të hënën kanë publikuar imazhet e planetit më të madh të sistemit diellor. Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb, ka shkrepur fotografitë në korrik, që shfaqin pamje mbresëlënëse të Jupiterit.

Njolla e madhe e kuqe në Jupiter, është aq e madhe sa që “gëlltit” dy Toka, thuhet në një kumtesë të NASA-s, transmeton Telegrafi.

Një fotografi këndgjerë është dramatike, që shfaq unazat përreth planetit, si dhe “dy” hënat në prapavijë të galaktikës.

“Jupiterin kurrë nuk e kemi parë të tillë. Është pothuajse e pabesueshme. Nuk kemi pritur diçka kaq të bukur, të them të drejtën”, tha astronomi planetar Imke de Pater nga Universitetit Berkeley në Kaliforni që asistoi në vëzhgim.

Sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, fotografitë infra të kuqe janë lyer me të kaltër, bardhë, verdhë, gjelbër dhe portokalli, me qëllim që të theksohen karakteristikat.

Teleskopi që kushtoi 10 miliardë dollarë që të prodhohet dhe që i përket NASA-s, u lansua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit