11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Forma e namazit të gruas është njëlloj sikurse namazi i mashkullit

Më të lexuarat

Forma e namazit të gruas është njëlloj sikurse namazi i mashkullit në çdo veprim, si në kijam (qëndrim në këmbë), ashtu edhe në sexhde, ruku, ulje etj.. Argumentet për këtë janë:

1. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.” (Buhariu). Ky urdhër i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem është i përgjithshëm dhe nuk bën dallim midis mashkullit dhe femrës.
Shejh Albani ka thënë: “Në mënyrën e faljes së namazit, që e sqaruam më lart, janë të barabartë meshkujt dhe femrat dhe nuk ka ardhur asnjë argument nga Suneti që e dallon gruan nga meshkujt. Përkundrazi, hadithi ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur” përfshin meshkujt dhe femrat.” (Sifetu Slatin-nebij f:189)
Disa dijetarë kanë thënë se gruaja nuk duhet të ulet ashtu siç ulen meshkujt dhe kanë argumentuar me hadithe të dobëta (daif).
Ndër këto hadithe të dobëta është hadithi që transmeton Abdullah ibn Omeri, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të ulet gruaja në namaz, duhet t’i bashkojë dy kofshët e saj (mos t’i zgjerojë këmbët) dhe kur të bëjë sexhde, ta mbështesë barkun e saj te kofshët (këmbët), që të jetë më e mbuluar, sepse Allahu subhanehu ue teala e shikon atë dhe u thotë melaikeve: “O melaiket e Mia, bëhuni dëshmitarë se Unë ia kam falur mëkatet e saj.” (Sunen El Bejhekij El-Kubra 2/222)
Ky hadith është daif (i dobët) sepse transmetohet nga Ebi Mutië El-Belhi.
Ibn Haxheri ka thënë: “Ka thënë ibn Muine në lidhje me këtë hadith: “Ky hadith nuk merret si argument.”
Buhariu ka thënë: “Ky hadith është daif (i dobët).”
Gjithashtu edhe Nesaiu ka thënë: “Ky hadith është daif (i dobët).” (Lisanul Mizan 2/334)
Ibn Atijj ka thënë: “Ebu Mutië El-Belhi (transmetuesi i hadithit) është i dobët në hadithet e tij.” (El Kamil fi Duafa Er-rixhal 2/214)
Dhe shumë hadithe të tjera të dobëta me të cilat kanë argumentuar këta dijetarë. Kurse Buhariu ka thënë: “Ummu Derda, kur është ulur në namaz, është ulur sikurse meshkujt dhe Ummu Darda ka qenë fakihe (dijetare në fikh).”
Allahu e di më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
22.2.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit