20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Foreign Policy: Duke interpretuar al-Kaidën

Më të lexuarat

Viti i kaluar ishte një vit i mirë për al-Kaidën dhe gjerësisht për xhihadizmin, shkruan në fillim të artikullit revista Foreign Policy me seli në Uashington, duke theksuar se bashkëpunëtorët e al-Kaidës e sollën Irakun në dhunën me shkallën më të lartë prej vitit 2007, duke e mbyllur vitin me sulmet në rritje të sofistikuara në Bririn e Afrikës, me sulmin famëkeq në qendrën tregtare Westgate në Najrobi të Kenias, dhe me marrjen e kontrollit të plotë në qytetet në pjesën veriore të Sirisë, duke e joshur një numër të madh të personave të jashtëm në këtë betejë.

Foreign Policy shkruan se grupet xhihadiste, po ashtu, kanë kryer një varg të ikjeve të rrezikshme nga burgjet në tri vende, gjatë periudhës prej 10 ditësh, ndërmorën ofensivë madhore në Sinaj të Egjiptit, dhe e detyruan qeverinë e Tunizisë që ta shpallë një luftë të brendshme.

Kjo është ajo që shumica e analistëve nuk e kanë pritur në kulm të zhvillimeve revolucionare, që në mënyrë të popullarizuar njihet si Pranvera Arabe.

Pjesa më e madhe e komenteve në Shtetet e Bashkuara vlerësuan se al-Kaida ka pësuar goditje madhore, e ndoshta edhe vdekjeprurëse, në qëllimet e saj, megjithëqë, ky triumfalizëm nuk ishte unanim.

Akademikët e kanë përshkruar al-Kaidën si “hije e zbehtë e ish-vetvetes”, raportet në gazeta thoshin se “vizioni i lartë i grupit vështirë se do ta ketë autoritetin që dikur e kishte”, ndërsa analizat nga specialistët konkluduan se al-Kaida ishte zvogëluar në masë të konsiderueshme.

Këto pikëpamje ishin përvetësuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, ndërsa zyrtarë të lartë kishin publikuar deklarata të ngjashme për tërheqjen e pashmangshme të al-Kaidës, shkruan Foreign Policy.

Pikëpamjet e këtilla kanë lënë pak hapësirë për ata që nuk pajtohen. Siç ka thënë Bruce Hoffman, drejtor në programin e studimeve të sigurisë në Universitetin Georgtown dhe njohës i terrorizmit, “triumfalizmi për vrasjen e Osama bin Ladenit, që ka koinciduar me përfundimin e fazës së parë të Pranverës Arabe, ka krijuar një lidhje vargore të vlerësimeve ku secili që qëndronte në këtë rrugë, në një mënyrë ishte lënë anash”.

Por tash, pikëpamjet e këtilla janë në shuarje. Po paraqitet një mençuri konvencionale e re, e lansuar nga komentet e gjeneralit amerikan në pension, James Mattis, në konferencën vjetore të Fondacionit Jamestown, në dhjetor të vitit 2013, se “urimet që i kemi dëgjuar para dy vitesh për tërheqjen e al-Kaidës ishin të parakohshme dhe tash janë të diskredituara”.

Zhvillimet e papritura gjeopolitike pa dallim prodhojnë nikoqirë të parashikimeve, që çastaj dalin jo të sakta, shkruan Foreign Policy.

Megjithatë, disa aspekte të përpjekjeve për interpretimin e al-Kaidës dhe të revoltave sugjerojnë një klimë të thellë të mungesave analitike.

Kjo vijë dominuese analitike në masë të madhe ka dështuar t’i shqyrtoj skenarët, në të cilët al-Kaida dhe grupet e tjera xhihadiste mund të ishin forcuar, qëndron jashtë; ashtu sikur fakti se vetë strategët e konceptit xhihadist të revoltave, në masë të madhe, mungonin në literaturë.

Me të vërtetë, shumë njerëz të involvuar në këto debate konsiderojnë se klima analitike ishte në mënyrë të theksuar e dobët.

Tërheqja e al-Kaidës me të vërtetë ndoshta ka qenë një finale e mundshme e revoltës kryengritëse.

Por, shumica e analizave të ndikimit të revolucioneve në xhihadizëm ka dështuar t’i ekzaminoj mundësitë alternative.

Në vend që të vlerësohej se si dështimi i qeverisjes dhe i ekonomisë, ose i strategjive të grupeve xhihadiste për shfrytëzimin e lirive të reja të fituara, ka mundur të shkaktoj rritjen e lëvizjes, shumica e analizave e përvetësuan leximin më optmisit të situatës, si më të mundshmen, dhe i nënçmuan pikëpamjet të cilat nuk e plotësonin këtë paradigmë, shkruan, pos tjerash, revista Forign Policy në këtë artikull shumë të gjatë./FP/REL

*Artikulli është pëbrmbajtje e pacensuruar dhe refletkon vetëm qëndrimet e redaksive përgjegjëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit