16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Forcat izraelite këtë vit rrënuan 133 shtëpi të palestinezëve në Kuds

Më të lexuarat

Raporti thekson se ekipet e qytetit të Kudsit kanë shkatërruar shtëpitë, nën pretekstin se ishin “të ndërtuara ilegalisht”

Që nga fillimi i vitit forcat izraelite kanë rrënuar 133 shtëpi palestineze në Kudsin Lindor, sipas të dhënave të Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti thekson se ekipet e qytetit të Kudsit kanë shkatërruar shtëpitë, nën pretekstin se ishin “të ndërtuara ilegalisht”.

OCHA kujtoi se 142 shtëpi palestineze u rrënuan në vitin 2017 në Kudsin Lindor.

Dy shtëpi janë rrënuar sot në zona të ndryshme në Kudsin Lindor. Hena al-Magribi, motra e një prej pronarëve të shtëpive, deklaroi për AA se vëllai i saj është në spital, dhe se forcat izraelite nuk lejuan as të marrin gjërat personale nga shtëpia.

“Djali i vëllait tim u vra dhjetë vjet më parë, e vranë izraelitët. Edhe po të mbesim të uritur ne nuk do të largohemi nga Kudsi”, tha Magribi.

Javën e kaluar, forcat izraelite rrënuan 14 dyqane pronarë të të cilëve ishin palestinezë.

Hizir ad-Dibs, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e kampit të refugjatëve Shuafat, në veri të Kudsit Lindor, më parë deklaroi se ekipet nga Drejtoria e Kudsit rrënuan dyqanet në lagjen Ras Khamis, afër kampit të refugjatëve, për shkak se nuk kishin lejet e nevojshme.

Ekipet e rrënimit në lagjen Ra’s Hamis hynë në shoqërim të policisë izraelite dhe forcave kufitare.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se autoritetet izraelite kanë lëshuar leje për vetëm 1.5 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave të paraqitura nga palestinezët në periudhën 2010-2014.

Burime palestinezë pohojnë se forcat izraelite rrëzuan më shumë se 5,000 shtëpi palestineze që nga viti 1967 në Kudsin Lindor.

Autoritetet izraelite kërcënojnë me rrënimin e disa mijëra objekteve në Kudsin Lindor, të cilat janë në pronësi të palestinezëve.

Komunat e lidhura me Izraelin shmangen të lëshojnë leje, kurse palestinezët pohojnë se ky proces nuk ka bazë ligjore dhe se është pjesë e politikës izraelite të frikësimit dhe judaizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit