9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Iran vritet një imam sunit duke shkuar në shtëpi pas Namazit të Sabahut

Më të lexuarat

Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi Mawlawi Abdulghaffar Jamalzahi, një imam në distriktin Fenderesk në krahinën verilindore Golestan

Një imam suni sot është qëlluar për vdekje në verilindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi Mawlawi Abdulghaffar Jamalzahi, një imam në distriktin Fenderesk në krahinën verilindore Golestan, pasi po shkonte në shtëpi pas kryerjes së lutjes së mëngjesit, bëri të ditur televizioni shtetëror.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në korrik, një dijetar sunit u vra nga persona të armatosur të paidentifikuar në provincën juglindore Sistan dhe Baluchestan të Iranit.

Shiat përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë së Iranit me 80 milionë banorë. Pjesa e mbetur prej 10 për qind, përfshijnë turkmenët, kurdët, etj, që përbëhen kryesisht nga muslimanë sunitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit