8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Forcat ajrore turke godasin disa objektiva të DEASH-it në Siri

Më të lexuarat

Një ushtar turk ka rënë dëshmorë dhe katër luftëtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë operacioneve në kuadër të ofensivës ‘Mburoja e Eufratit’.

Forcat e armatosura turke kanë goditur shtatë objektiva të organizatës terroriste DEASH në rajonet Anifah dhe Abu Hayj, në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shënjestër e sulmeve të së enjtes kanë qenë dy godina të përdorura si komandë, tre pozicione të mbrojtjes, një automjet me armatim dhe një depo armatimi.

Forcat ajrore turke dhe ato tokësore i kanë ardhur në ndihmë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të cilët vazhdojnë operacionet e tyre për shpëtimin e qytetit El Bab nga organizata terroriste DEASH.

Ushtria turke gjithashtu konfirmoi të premten se një ushtar turk ka rënë dëshmorë dhe katër luftëtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pesë anëtarë të ULS gjithashtu kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

Në sulme të ndryshme janë goditur gjithsej gjatë ditës së enjte 94 objektiva të DEASH-it, përfshirë strehimoret, qendrat e komandës dhe kontrollit dhe automjeteve.

Ofensiva ‘Mburoja e Eufratit ka nisur më 24 gusht dhe ndodhet në ditën e 94 të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit