20.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Fondacioni IHH dërgon ndihma për myslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka dërguar ndihmë humanitare tek myslimanët Rohingya, pas raportimeve për viktima dhe zhvendosje në masë në shtetin Arakan të Mianmarit.

IHH ka shpërndarë pako ushqimore në mesin e 300 familjeve. Gjithashtu dërguan tenda për 200 familje dhe materiale kuzhine për 200 familje të tjera, thuhet në një njoftim të fondacionit.

Ekipet e IHH gjithashtu kanë përgatitur më shumë pako ushqimore dhe gjëra të tjera për 200 familje më të prekura.

Dhuna në Arakan shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurimit të vendit nisën një operacion kundër komunitetit mysliman Rohingya. Kjo nxiti një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse vendi e mbylli kufirin për refugjatët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit