22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

FMN: Niveli i borxhit të vendeve të pasura gati sa ai i pasluftës

Më të lexuarat

Niveli i borxhit vijon të thellohet në shkallë globale edhe në vendet e pasura duke iu afruar nivelit, që ishte pas Luftës II Botërore, paralajmëroi të mërkurën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Në nivel mesatar, borxhi publik tejkalon tashmë nivelin e cekur gjatë Depresionit të Madh ( në vitet 1930) duke iu afruar nivelit të pas Luftës II Botërore”, bëri të ditur FMN-ja në raportin e saj semestral për nivelin e borxhit.

“E goditur nga pengesa të vazhdueshme si rënia e çmimit të naftës, vendet eksportuese të naftës e parashtrojnë kryesisht nivelin e borxhit në rritje, një formë kompensimi e humbjes nga zhvlerësimi i çmimit të naftës”, nënvizon raporti i publikuar në prag të asamblesë pranverore FMN-BB në Uashington.

Pas vlerësimeve të tij, borxhi i prodhuesve të arit të zi në Magreb dhe në Lindjen e Mesme pritet të regjistrojë deri në dy trilionë dollarë në pesë vitet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit