9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Flet kryemami i Kaçanikut që ndihmoi në gjetjen e trupit të pajetë të policit

Më të lexuarat

Kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj, ndihmoi sot në gjetjen e trupit të pajetë të policit Malësor Dashi, i cili ishte zhdukur në lumin Lepenc pesë ditë më parë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se bashkë me forcat mbrojtëse të Kosovës, me njësitë speciale, policinë, ekipet profesionale të zhytësve dhe qytetarëve kanë arritur që ta gjejnë trupin e njërit prej dy policëve.

“Ngushëllime familjes! Është dita e pestë e kërkimit të dy trupave të cilët i kemi kërkuar vazhdimisht bashkë me Forcat Mbrojtëse të Kosovës, policinë e Kosovës, ekipet profesionale zhytëse, me klube dhe qytetarë”

“Kemi arritur që në ditën e pestë, rreth orës 15:20 – ne kemi hasur në trupin e njërit prej policëve falë të madhit Allah, dhe falë gjithë përkrahjes që e kemi pasur prej forcave të mbrojtjes së Kosovës, policisë – bashkërisht me klubin ‘Prishtina’ me në Krye Ismail Kasumin kemi arritur deri te trupi i pajetë. Me ne ka qenë edhe njësia speciale”, tha Neziraj për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Me gjithë ato mundësitë që i kemi pasur, e kemi qitur [trupin] në skaj të lumit”.

“Gjatë këtyre pesë ditëve kemi hasur në vështirësi të shumta, ku shpesh herë edhe jemi lënduar, kemi pasur rrokullisje në këtë lum”, vijoi ai, duke thënë po ashtu se ata i kishte karakterizuar dëshira e madhe për t’i gjetur ata.

“Në tërheqjen dhe afrimin e këtij trupi, fillimisht kemi pasur goxha vështirësi sepse terreni ka qenë shumë i papërshtatshëm për të ardhur deri te trupi”.

“Pastaj, janë bashkëngjitur edhe forcat mbrojtëse të Kosovës, njësiti special dhe njësiti i FIT-it”.

“Ne vazhdimisht nuk kemi lënë gur e dru pa rrokullisur me dëshirën ma të madhe që t’i gjejmë, dhe sot falë Zotit, njërin prej trupave të policëve edhe e kemi gjetur”.

“Prandaj është si rezultat i krejt asaj pune që e kemi bërë të palodhshme dhe intensivisht – që kemi punuar kurrë pa u ndalë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit