6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Flakaresha” e kryeministrit, dorëhiqet Hoxhaj?

Më të lexuarat

U desh deklarimi shumë i fuqishëm dhe i precizuar i kryeministrit Thaçi, që gjërat rreth Malit të sqarohen përfundimisht. Një ditë pas skandalit të ministrit Enver Hoxhaj i cili disi me mburrje e tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi, përgënjeshtroj keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi, duke e ‘nokautuar’ Hoxhajn.
Burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” të premten pasdite se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po bëhet gati t’ia komunikoj kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhja, të hënën ose të martën, do t’ia paraqes Thaçit dorëheqje. Largimi nga MPJ-ja, thonë burimet, është kthim moral i borxhit së pari ndaj prishje se balancit në koalicionin qeverisës, pastaj denigrim të integritetit të kryeministrit, si dhe zhbllokim të politikës së jashtme.
“Posa të përfundoj ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponoj në kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodh të hënën, eventualisht të martën”, kanë thënë këto burime.
Deklarata e kryeministrit për Malin dhe ministrin Hoxhaj sikur qetësoi shumë gjakrat mes palëve. Ajo që të gjithë pyesin tashmë është se çka ju desh Hoxhajt e gjithë kjo? Nga kush u nxit kaq keq? Keq për një moment kaq të rëndësishëm për Kosovën. Për Hoxhajn ky fillim shtatori do mbahet mend për jetë për dy gjëra: e para për një proces të suksesshëm të mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe e dyta për “flakareshin” që shefi i tij Hashim Thaçi ja dha kur ai më së paku e priste. 7 shtatorit të historisë sonë, sot ju shtua edhe një ngjarje. “Flakaresha e Kryeministrit”./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit