10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kundërshtari i Twitterit, App.net me klient për iOS

Më të lexuarat

Një nismë që premton ta bëjë më të mirë Twitterin ka zgjeruar arritjen e vet gjatë ditës së shtunë kur për herë të parë ndërtoi aplikacionin nga zeroja për përdoruesit e iPhone, iPod Touch dhe iPad, aplikacion ky i cili arriti në dyqanin App Store të Apple.

Aplikacioni falas për iOS, AppNet Rhino, vjen një javë pas lëshimit të aplikacionit Hooha, që është një program falas për Android për rrjetin e ri App.net.

Derisa Rhino nuk është aplikacioni i parë që është ndërtuar për iOS për të mbështetur App.net – menaxheri i Twitterit, Buffer, ka shtuar një mbështetje të tillë – ai ishte ndërtuar bit për bit.

Dy ndërmarrje nga Kroacia e kanë prodhuar Rhinon. Planet 1107 kodoi aplikacionin dhe Marko Prljic e dizajnoi atë. Veçoritë janë këto:

– Shikimi i rrjedhave personale ose botërore, e poashtu edhe përmendjeve dhe profileve;

-Ndjekja (follow) ose mosndjekja (unfollow) e përdoruesve të tjerë, e poashtu edhe shikimi i profileve të tyre vetëm duke klikuar në avatarin ose emrat e tyre në një postim;

-Paraqitja e opsioneve për përgjigje duke klikuar një postim;

-Shikimi i bisedave të plota duke klikuar në butonin reply;

-Shikimi i thumbnailëve të videove të YouTube që mund të klikohen për t’i parë në ekran të plotë ose në një shfletues të ndërtuar në aplikacion.

App.net ishte themeluar nga Dalton Calwell, i cili ka dy nisma të tjera nën rripin e tij – iMeem, që është një aplikacion për muzikë online të cilin MySpace e bleu dhe e ndaloi së funksionuari dhe Picplz, një aplikacion ky për fotografi që ka bërë gabimin duke garuar ballë-për-ballë me Instagramin.

Në muajin korrik, Caldwell lëshoi një program ambicioz për të financuar App.net, në të cilin kishte punuar për rreth një vit. Ai e kishte bërë si qëllim në Kickstarter që të arrijë të marrë 500,000 dollarë për 30 ditë nga investitorët në internet. Ai e arriti këtë qëllim 38 orë përpara kohës së caktuar.

Nuk është befasuese që Caldwell ka qenë një kritik i rrjetit Twitter gjatë të kaluarës. Vegla më e madhe në internet për mikroblog do të ishte më e mirë si një shërbim qendror API në vend të një qendre në reklamim, thotë ai. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit