Fjalimi i kryetarit Sharaa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Më të lexuarat

Presidenti Sharaa: Rrëfimi sirian është një rrëfim që ndez ndjenjat dhe ku përzihen dhimbja me shpresën; rrëfimi sirian është rrëfim i një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes, mes të drejtës së dobët që nuk ka ndihmës tjetër veçse Zotin, dhe të së kotës së fortë që zotëron të gjitha mjetet e vrasjes dhe shkatërrimit; rrëfimi ynë është mësim nga mësimet e historisë dhe përfaqësim i vërtetë i kuptimeve fisnike njerëzore.

Në këtë betejë të përjetshme mes të drejtës dhe të kotës rrëfehet rrëfimi sirian për të treguar një kapitull të ri nga kapitujt e këtij përplasjeje, një kapitull të madh e të ndritshëm me krijim, të mbushur me përballje, këmbëngulje, durim, dhimbje, vuajtje, sakrificë, mbajtje pas vlerave fisnike, përgatitje serioze dhe punë të palodhur e mandej mbështetje te Zoti – të gjitha këto janë mjete që e ndihmojnë të drejtën ndaj të kotës.

Kam ardhur tek ju nga Damasku, kryeqyteti i historisë dhe djepi i qytetërimeve, ai vend i bukur që i mësoi botës kuptimin e qytetërimit, vlerën e njeriut dhe bashkëjetesën paqësore, për t’u bërë fanar nga i cili merr udhë bota; mirëpo Siria, që prej 60 vjetësh, ra nën peshën e një regjimi tiran e shtypës që nuk e njihte vlerën e tokës që e sundonte dhe e shtypte popullin e dashur e paqedashës.

Populli ynë duroi për vite të gjata mbi padrejtësinë, shtypjen dhe privimin, pastaj u ngrit duke thirrur për lirinë dhe dinjitetin e tij, e iu kundërvu me vrasje, dhunime, djegie, përdhunime dhe dëbime.

Regjimi i mëparshëm përdori në luftën e tij kundër popullit tonë mjetet më të shëmtuara të torturës dhe vrasjes, fuçitë shpërthyese dhe armët kimike, torturat në burgje dhe dëbimet e detyruara, ndezi përçarjet sektare dhe etnike, dhe përdori drogat si armë kundër popullit dhe botës.

Regjimi i mëparshëm e shqeu vendin tonë për së gjati e për së gjëri, rrënoi qendrat më të rëndësishme historike në të, solli forca të huaja dhe banda e milici nga skajet e tokës, ia vuri peng vendin tonë të bukur, vrau afërsisht një milion njerëz, torturoi qindra mijëra dhe dëboi rreth 14 milion njerëz, si dhe rrënoi gati dy milion shtëpi mbi kokat e banorëve të tyre.

Populli i dobët u godit me armë kimike më shumë se 200 herë të dokumentuara; po, gratë, fëmijët dhe të rinjtë tanë thithën gazra helmuese; regjimi bëri gjithë këtë që të heshtte zërin e së drejtës, dhe me gjithë këtë kriminalitet e përfundoi çdo gjuhë politike për zgjidhjen, pavarësisht çfarë i ofrohej.

Nuk i mbeti popullit tjetër veçse të organizonte radhët e tij dhe të përgatitej për përballjen historike të madhe me një veprim ushtarak të shpejtë, një përballje që rrëzoi një sistem kriminal që zgjati 60 vjet me gjithë përkrahësit e tij; një veprim ushtarak që ishte i mbushur me mëshirë, mirësi dhe përparësi për faljen dhe tolerancën; një betejë që nuk shkaktoi dëbim të njerëzve as vrasje të civilëve; u kurorëzua me një fitore ku nuk kishte hakmarrje as armiqësi, dhe populli rifitoi të drejtën e tij.

Ne fituam në betejë për të shtypurit, për të munduarit dhe për të dëbuarit me forcë, për nënat e dëshmorëve dhe të zhdukurve; fituam për ju të gjithë, o botë.

Siria u shndërrua me këtë fitore nga një vend që eksportonte kriza në një mundësi historike për vendosjen e stabilitetit, paqes dhe begatisë për Sirinë dhe për gjithë rajonin.

Ky arritje e veçantë siriane dhe bashkimi popullor që ndodhi i shtyu disa palë të përpiqeshin të nxisin përçarje sektare dhe luftëra të brendshme, për të realizuar projekte ndarjeje dhe shqyerje të vendit përsëri; por populli sirian kishte nga vetëdija çka e pengoi vazhdimin e katastrofave dhe kthimin e Sirisë në pikën e saj të parë.

Shteti sirian punoi për formimin e komisioneve të hetimit, dhe i dha Organizatës së Kombeve të Bashkuara leje për të hetuar gjithashtu, dhe arritën në rezultate të njëjta, në një transparencë të paprecedentë në Siri; dhe unë zotohëm të dorëzoj në drejtësi çdo kë e njollosi dorën e tij me gjakun e të pafajshmëve.

Kërcënimet izraelite kundër vendit tonë nuk janë qetësuar që prej datës 8 dhjetor deri sot.

Politikat izraelite veprojnë në mënyrë që bie ndesh me qëndrimin ndërkombëtar mbështetës për Sirinë dhe për popullin e saj, në përpjekje për të shfrytëzuar fazën tranzitore, gjë që e ekspozon rajonin të hyjë në një vorbull përplasjesh të reja që askush nuk e di ku do të mbarojnë.

Përballë kësaj, Siria përdor dialogun dhe diplomacinë për të kapërcyer këtë krizë, dhe zotohet për përkushtimin e saj ndaj marrëveshjes së ndarjes së forcave të vitit 1974, dhe i thërret komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në krah të saj përballë këtyre rreziqeve dhe për respektimin e sovranitetit dhe unitetit të tokave siriane.

Që nga momenti i rënies së regjimit vendosëm një politikë me objektiva të qarta që bazohet mbi disa shtylla: diplomaci të ekuilibruar, stabilitet të sigurisë dhe zhvillim ekonomik.

Ne punuam për mbushjen e boshllëkut të pushtetit, thirrëm për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar, shpallëm një qeveri me kompetenca, forcuam parimin e pjesëmarrjes, krijuam një organ kombëtar për drejtësinë tranzicionale dhe një tjetër për të zhdukurit, si shpagim dhe drejtësi për ata që u shtypën.

Ne po vazhdojmë drejt zgjedhjeve të përfaqësuesve të popullit në këshillin legjislativ, dhe e ristrukturuam institucionet civile dhe ushtarake duke shpërbërë të gjitha formacionet e mëparshme sipas parimit të kufizimit të armëve vetëm në dorën e shtetit.

Me një aktivitet diplomatik intensiv Siria rimori marrëdhëniet e saj ndërkombëtare dhe krijoi partneritete rajonale dhe botërore që u kurorëzuan me heqjen graduale të shumicës së sanksioneve mbi Sirinë, dhe ne kërkojmë heqjen e tyre të plotë që të mos mbeten mjet për ta lidhur përsëri popullin sirian dhe për t’ia konfiskuar lirinë.

Ne ndryshuam ligjet e investimeve, dhe filluan kompanitë më të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare të hyjnë në tregun sirian dhe të kontribuojnë përmes investimeve në rindërtim.

Siria sot po e rindërton veten përmes themelimit të një shteti të ri përmes ndërtimit të institucioneve dhe ligjeve rregulluese që garantojnë të drejtat e të gjithëve pa përjashtim.

Siria është një vend me qytetërim dhe kulturë historike, i shkon që të jetë shteti i ligjit që mbron të gjithë, ruan të drejtat, garanton liritë dhe në hijen e tij lulëzon jeta, dhe të mbyllet faqja e kaluar e zymtë për ta rikthyer lavdinë dhe krenarinë e Sirisë.

Si plotësim i rrëfimit sirian shpall sot para jush fitoren e së drejtës mbi të kotën: “Thuaj: Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota. Vërtet, e kota është e zhdukshme.”

Ja pra, Siria sot po kthehet në vendin që meriton mes kombeve të botës, dhe kjo shpallje përfaqëson jehonën e vullnetit të një populli madhështor që formoi lavdinë ndër shekuj, dhe përherë u ngrit nga rrënojat për të rimarrë të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e tij.

Në emër të popullit sirian i drejtohem me falënderim dhe mirënjohje secilit që qëndroi me çështjen e tij, e ndihmoi në fatkeqësinë e tij, e priti në vendin e tij, dhe çdo vendi të botës dhe popujve të saj që u gëzuan me fitoren e vullnetit të popullit sirian dhe sot qëndrojnë pranë tij në udhën e paqes dhe begatisë.

Në mënyrë të veçantë falënderoj secilin prej Turqisë, Katarit, Mbretërisë së Arabisë Saudite, dhe të gjitha vendeve arabe e islame, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit