16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Fjali të mrekullueshme, mirëpo këto fjali i kuptojnë vetëm ata që janë të mençur

Më të lexuarat

Fjali të mrekullueshme, mirëpo këto fjali i kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.
Në trenin e jetës tonë shpesh shohim: shikimet më të sinqerta gjatë ndarjes dhe lamtumirës që ia themi njëri-tjetrit në aeroporte apo stacione të autobusit apo trenit. E shohim keqardhjen e sinqertë dhe përvlues tek varrezat, i shohim lotët e nxehta gjatë përcjelljes së xhenazeve, i degjojmë lutjet e sinqerta dhe që burojnë nga thellësia e zemrës nëpër spitale.
A e dini pse ndodhë krejt kjo?!
Sepse, thjesht ne nuk ia dimë vlerën njëri-tjetrit sa jemi gjallë dhe sa jemi afër me njëri-tjetrin, ndërkaq dhimbja dhe malli rriten me ndarjet dhe largësitë.
Pasha Allahun, veç të Cilit nuk ka Zot tjetër, t’i japësh një trëndafil në kohën e duhur është më mirë se t’i sjellësh një yll nga qielli pasi të ikën momenti!
Një fjali e bukur në kohën e duhur është më mirë se sa t’i thurësh një poezi përplot lavde pasi të ketë ikur!
S’ka asnjë dobi nga gjërat që vijnë me vonesë, sepse kjo i ngjan puthjes së kërkimfaljes në ballin e njeriut të vdekur.
Mos i prolongo gjërat e bukura, sepse ndoshta nuk i vjen rasti t’i bësh herën tjetër!

Përshtati hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit