26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Fjalët e Kim Mehmetit po dalin për çdo muaj, por a ka kush i dëgjon se?!

Më të lexuarat

Para disa viteve në një pyetje provokative nga një gazetarë Maqedonas shkrimtari Kim Mehmeti i është përgjigjur ashtu si e meritoi gazetari, Në pyetjen se pse protestat (rasti Monstra) organizohen pas faljes së namazit, dhe mos vallë kjo paralajmëron një radikalizëm islamik

Kim Mehmeti përgjigjet:

“Më flitni për radikalizëm islamik këtu ku ngado që e kthej kokën shoh kryqe gjigant, këtu ku edhe ujin, edhe ajrin, edhe tokën, edhe gurthemelet e objekteve që ndërtohen edhe me paratë tona, për çdo ditë, në prani të pushtetarëve, shenjtërohet nga ndonjë prift ortodoks, por unë megjitahtë nuk flas për radikalizëm ortodoks! Andaj mos u merrni me atë që nuk ekziston, por përballuni me problemet që ka ky vend i cili kalbet nga brenda”, i është përgjigjur shkrimtari KimMehmeti.

 

Dhe ashtu gjendja në teren është në çdo muaj ndodh ndonjë incident,provokim,fyerje, dhunim ndaj komuniteti Mysliman në Maqedoni dhe prap në fund flitet për “Islam Radikal” madje ajo që dhemb më shumë është fakti kur shohim Shqiptarë (intelektual) se si trompetojnë me këtë temë bajate “Islam Radikal” por e faleminderojmë Zotin që megjithatë në mejdanin publik kemi njerëz të mençur si Kim Mehmeti që gjërat i shohin më ndryshe se si i sheh Islamofobia e sodit.

 

Përndryshe pas demolimit të Xhamisë në Kriva Pallankë muajin e kaluar, vjen provokimi i radhës e ajo është plani për të ngulitur një kryq gjigand (si ajo në malin Vodno) në bukurinë e sharit “Kodër të Diellit”,

Shoqata e vëllazërisë krishtere do të ndërtojë një kullë prej shkëmbi në zemër të Kodrës së Diellit dhe në majën e saj do vendoset një kryq i ndriçuar gjashtë metra të lartë, njofton TetovaSot.

“Jemi të nderuar të ju informojmë që vëllazëria krishtere ka filluar ndërtimin e një kulle prej guri, në majën e të cilit do të vendoset kryqi ndriçues me dimensione 6×4 metra në zemër të Pollogut, nën malin Sharr dhe Malit të Thatë. Ne synojmë të gjithë së bashku dhe të bashkuar për të ndërtuar një kullë krishtere dhe Kryqin e Shenjtë që të jetë themeli dhe mbrojtësi i besimit tonë në Tetovë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e shoqatës krishtere.

Nga kjo shoqatë, poashtu kanë kërkuar nga të gjithë krishterët e Maqedonisë dhe më gjërë që të donojnë ndihma materiale dhe fianciare për ndërtimin e këtij kryqi gjigand në zemër të Tetovës, e cila do të shihet nga të gjitha anët, njëjtë si ai në Vodno në Shkup.

Përderi sa flitet e përflitet për “Islam Radikal’ (madje edhe nga shqiptarët) dikush po ngluitë kryqe në malet shqiptare!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit