13 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Fiton Shpend Ahmeti në Prishtinë

Më të lexuarat

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar.

Fitorja e Shpend Ahmetit në garën për kryetar të Prishtinës vjen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.

Rezultatet pas numërimit të 11 kutive me vota me kusht dhe një kutie me vota me postë e kanë nxjerrë Shpend Ahmetin fitues në garën për Prishtinën me diferencë 365 vota.

Pas numërimit të të gjitha kutive me vota me kusht, të votave me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta, del se Shpend Ahmetit ka fituar 861 vota e Arban Abrashi 733. Të pavlefshme janë shpallur 18 e të zbrazëta 3.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42,262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41,897vota.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit