20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Filipine: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve

Më të lexuarat

Pas një operacioni të policisë amerikane, angleze dhe asaj australiane një rrjet i madh pedofilësh që transmetonte “live” nga Filipinet abuzime me fëmijët nëpërmjet internetit, është shkatërruar.

Operacioni është shtrirë në 14 vende të ndryshme dhe janë arrestuar 46 persona deri tani, ndërsa shumë të tjerë janë nën hetim.

Të dyshuarit janë nga Australia, Amerika, Franca, Gjermania, Kanadaja, Hong Kongu, Holanda, Suedia, Norvegjia, Tajvani, Danimarka dhe Zvicra, raportojnë mediat.

15 fëmijë të moshës 6-15 vjeç janë shpëtuar nga ky operacion.

Sipas BBC, Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe bëri të ditur se “varfëria ekstreme në vendet në zhvillim, rritja e shpejtësisë së internetit dhe jetesa në këto vende e të huajve shumë të pasur ka bërë që grupet e krimit të organizuar të shfrytëzojnë fëmijët për përfitime financiare”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit