20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Fetva në lidhje me botimet e librave islame dhe shpërndarja e tyre?

Më të lexuarat

Fetva në lidhje me botimet e librave islame dhe shpërndarja e tyre?

Pyetja:
Është pyetur dijtari i nderuar Abdullah ibn Xhibrini-Allahu e mëshiroftë se vallë botimi i librave islame të saktë dhe shpërndarja e tyre a llogaritet prej dijes që i bën dobi njeriut edhe pas vdekjes së tij si dhe a hyn këtu vetëm librat arabe apo edhe librat në gjuhë tjera (përveç gjuhës arabe)?

Përgjigje:
Nuk ka dyshim se botimi i librave, kopjimi, shpërndarja e tyre nga të cilat ka dobi dhe shtim i informative me ata libra, andaj kush shpërndan këto libra dhe ua jep atyre që ju bëjnë dobi përfitojnë prej tyre ky person e mer shpërblimin edhe të atij që e lexon pas vdekjes së tij. Kjo vepër hyn në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Kur vdes i biri i Ademit veprat e tij ndërpriten përpos tre gjërave: Sadakaja e rrjedhshme, dituria nga e cila ka përfitim dhe fëmiju i mirë i cili lutet për të.” – Transmeton Muslimi
Andaj nuk veçohet me shpërblim vetëm autori i saj ose përpiluesi i veprës, mirëpo shpërblimi e përfshin atë i cili e boton e shpërndan apo ja dërgon dikujt në vende të ndryshme islame të cilët kanë nevojë për këto informata, ky hadith është nxitje për përhapjen dijes si dhe botimin e librave që përmbajnë dije, shpërndarja e tyre, kështu që shpërblimi të vazhdon sa herë që ata lexohen, po ashtu këtu hyn edhe librat që përkthehen në gjuhë të huaja të cilat nuk janë arabe, nga gjuhët e ndryshme botërore që i flasim muslimanët, sepse botimet në gjuhën që e kupton çdo popull kjo llogaritet qartësi dhe lehtësim më i madh, për kuptimin, andaj e shohim shumë të logjikshme që librat islame nga gjuha arabe të përkthehen në gjuhë tjera botërore që të kenë dobi që të gjithë, e Allahu e di më së miri.

Anëtarë i dikurshëm në kryesinë e përgjithshme për fetva
Në “Akademinë për hulumtime dhe fetva”
Abdullah ibn Abdurahman Xhibrin-Allahu e mëshiroftë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit