12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Femrat kanë më shumë komplekse

Më të lexuarat

Çdo njeri ka komplekse, por femra është ajo që e ka më të theksuar këtë fakt. Kompleks për femrën është pesha, është mosha dhe shumë pika të tjera.

Por nëse ke komplekse sjell me vete probleme dhe pengesa në marrëdhëiem e njeriut me të tjerët. Kjo për arsyen se mund të humbësh besimin dhe vetëvlerësimin gjë që të bën më pesimist, ndaj prindërit i inkurajojnë sidomos djemtë që të jenë aktivë duke u marrë me sport apo gara. Komplekset e kanë origjinën që në fëmijëri.

Duke filluar nga mosha 8 vjeç, vajzat në përgjithësi janë më pak të kënaqura me fizikun e tyre, në krahasim me djemtë. Pse ndodh kjo? Më shumë se reflektimit e tyre në pasqyrë, është trysnia e mjedisit shoqëror që i çon drejt kësaj situate. Kjo është sigurisht ajo që konfirmojnë disa ekspertë.

Fjalitë si “bëhu e bukur bijë” apo “bëhu i fortë djalë”, kthehen në një efekt ‘bumerang’, në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme na bëjnë këta që jemi sot, shkruan Civitas. Ata na imponojnë limite, na kufizojnë të bëhemi ata që duam të jemi, në këtë mënyrë kompleksohemi. Të bëhesh i vetëdijshëm për këtë, të arrish të çlirohesh nga komplekset është një hap i madh drejt lirisë. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit