12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Farmacistja shqiptare, Eriona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar

Më të lexuarat

Çdoherë e më shumë shqiptarët kudo në botë po shkëlqejnë me talentin e tyre në shumë fusha të jetës. Farmacistja e njohur shqiptare, Eriona Xhaferaj arriti të rrëmbente ditën e sotme çmimin e gruas inspiruese në Samitin Botëror të Grave, një platformë kjo e njohur tashmë në Londër dhe në gjithë botën që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. “Ky çmim ishte për herë të dytë një fitore për mua sepse ashtu siç nuk e prisja që dikush do të më nominonte për këtë lloj çmimi, edhe kjo herë ishte një surprizë për mua. Nëse në çdo betejë të humbur mësojmë një mësim shumë të madh, në çdo fitore marrim përgjegjësi shumë të mëdha dhe padyshim pas këtij çmimi përpjekja ime është edhe më e madhe për të kontribuar për veten time, familjen time, për atdheun tim, për vendin ku jetoj dhe padyshim qëllimi im është të bëhem e dobishme në mënyrë globale jo thjesht në një vend të caktuar.” u shpreh ajo.

Eriona jo vetëm që është shumë e talentuar, por ka dhe shumë vullnet dhe pasion për të vazhduar më tej ëndrrën e saj për të kontribuar për mirëqënien e njerëzve arsye kjo që pikërisht ka nisur të punojë për kanalin e saj në youtube me emrin Greenager ku do të shpërndajë të gjitha informacionet që janë të dobishme në mënyrë që njerëzit të ndihen sa më të shëndetshëm. Sot, pas shumë vitesh punë dhe përpjekje ky çmim i fituar është dëshmi që vërteton profesionalizmin e saj. Po cili është backgroundi i Erionës? Pasioni për farmacinë mori vlerë të vërtetë që në moshën 5-vjeçare teksa përpiqej të eksperimentonte me substanca dhe të krijonte diçka të re. Në mars 2013 Eriona mbrojti Masterin Shkencor në Universitetin e Camerinos në Itali, mbi dëmet që shkaktojnë përbërës të ndryshëm sintetik të kozmetikës në shëndet. Njohuritë e thella mbi efektet absolute të përbërësve natyralë, mundësuan që ajo të bëhej sipërmarrëse në moshën njëzet e pesë vjeç duke ngritur biznesin e saj, të quajtur “Sekretet e Natyrës” dhe rrjedhimisht të arrinte kënaqësinë e klientit me përgatitjet autentike kozmetike dhe mjekësore me përbërës totalisht natyralë. Diplomimi i saj nga Insituti Anglez Formula Botanica në “Organic Science in Skincare” dhe “Organic Anti-Ageing Formulation” ishin një nga hapat më të rëndesishme për të sjellë formulime tejet profesionale për tregun shqiptar ku ndër të tjera mund të përmendim Natural Deodorant dhe Snail Cream.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit