14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Fanatik!

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Fanatik!

Kur në fushën e sportit takohen dy skuadra legjendare, nuk është e vështirë të konstatosh fanatizmin tek të pasionuarit pas futbollit!
Fanatizmi nuk ka lindur nga futbolli, por është brenda konstruktit tonë mendor, që nga koha e hakmarrjeve fisnore dhe që mesa duket nuk ka dalë akoma!
Kem studiuar, kemi shëtitur vende të ndryshme të  botës, jemi përzier me kombe e popuj të ndryshëm dhe ndonjëherë e konsiderojmë veten si “Intelektualë”. E megjithatë, ka prej nesh që janë fanatikë për qytetin e vet dhe krahinën, si të ishte vetë bota, duke mos e ndjerë unitetin shpirtëror, psikologjik dhe human me njerëzit e tjerë.
Me ndryshimin e identiteteve tona ideologjike dhe sektare, shfaqet fanatizmi si treguesi i vetëm i debatit dhe dialogut. Ja ku çirremi e këlthasim me gojën plot, duke hedhur edhe sharje e ofendime për ata që janë ndryshe nga ne, gjë e cila na bën të ndihemi fitues.. Vallë cili është shkaku?
“A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.” (Fatir, 8)
Në fakt, fitorja më e madhe është ajo ndaj instinkteve të zemrës së sëmurë, është lartësimi mbi urrejtjen, mllefin dhe racizmin!
Besimi i sinqertë tek Zoti, i mbush shpirtrat tanë me qetësi dhe siguri, edhe kur jemi para dikujt që nuk ndan të njëjtin besim me ne! Kurani na mëson që edhe këtyre njerëzve tu drejtohemi me:”O populli im” “O babushi im” “O xhaxhai im”…
Kjo, sepse besimi është bindje që i flet mendjes dhe zemrës, jo imponim dhe detyrim.
Njeriu nuk fajësohet për përkatësinë e tij familjare, fisnore, krahinore dhe shtetërore. Përkatësia imponon mirënjohjen, respektin dhe komunikimin njerëzor. Por, përse ndonjëherë e mendojmë përkatësinë si rrugë për të përjashtuar të tjerët?
Nëse po ndërton një ndërtesë, përse kërkon të shembësh atë të tjerëve?
Përse u dashka të akuzosh të tjerët për tradhti, për të vërtetuar atdhetarizmin tënd?
Përse u dashka të akuzosh të tjerët si jobesimtarë, për të vërtetuar besimin dhe fetarizmin tënd?
A ke arritur ta eksplorosh virusin e fanatizmit teksa infiltron në gjakun tënd, ushqen trurin dhe gjymtyrët e tua?
Nuk po përgjithësoj, por po flas për një fenomen që ia vlen të mbikëqyret.
Përse e lejon fanatizmin të  bojatisë moralin tënd, duke ia fryrë damarët e qafës dhe duke e zymtuar shpirtin tënd në raste zemërate? Mund të humbasësh një njeri të shtrenjtë me të cilin ke ndërtuar një fole dhe e ke mbushur me zogj, po, mund të divorcosh edhe bashkëshorten tënde!
Mund të sulmosh një mikun apo kolegun tënd, krejt pa të drejtë..
Mund të hedhësh një fjalë pa e pleqëruar mirë, por që të prish jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër, një fjalë me të cilën fiton zemërimin e Zotit… edhe pse porta e pendimit mbetet e hapur derisa dielli të lindë nga perëndimi.
Po ti, a je fanatik?
Mund të thuash:”Jo, nuk jam!” sepse tani, në këto çaste je pa nerva, i qetë dhe akoma nuk e ke zbuluar çfarë fshihet brenda vetes.
Kur të pushtohesh nga valët e nervozizmit, do të thuash se të gjithë njerëzit janë fanatikë, përveç meje.
Po përse pikërisht vetëm unë?
Kur do të dalim nga kjo spirale?
“Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni” (Sebe, 46)
 
Përktheu: Elmaz Fida

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit