Fajon në Damask: Sirianët meritojnë një të ardhme më të mirë pas 14 vitesh

Më të lexuarat

Tanja Fajon ka takuar në Damask presidentin sirian Ahmed Al-Shara dhe ministrin e Jashtëm Asad Hassan Al-Shaibani.

Vizita në Siri në këtë moment kyç është një shprehje e solidaritetit të Sllovenisë me popullin sirian, i cili meriton një të ardhme më të mirë pas 14 vitesh ferri, tha ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, pas takimit të sotëm në Damask me presidentin sirian Ahmed Al-Shara dhe ministrin e Jashtëm Asad Hassan Al-Shaibani.

Ajo theksoi se autoritetet e përkohshme siriane po përballen me një mundësi historike dhe një përgjegjësi të rëndësishme.

“Është thelbësore të zbatojnë një tranzicion gjithëpërfshirës dhe të ndërtojnë një shtet të përshtatur me nevojat e të gjithë sirianëve. Një Siri e re dhe e bashkuar duhet ta marrë parasysh zërin e shoqërisë civile dhe të grave”, tha Fajon.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit