8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Facebook blenë aplikacionin Karma

Më të lexuarat

Ditën e premtë u tha se aplikacioni për celularë Karma është blerë nga Facebook. Lajmi erdhi menjëherë pas ditës së parë kur Facebook u bë kompani e tregtuar publikisht.

Karma u mundëson përdoruesve të blejnë dhurata direkt nga celularët. Marrësit e dhuratave pranojnë një porosi me tekst për dhuratën e dërguar dhe më pas drejtohen në një Ueb faqe, ku mund ta shkruajnë adresën e marrjes.

Karma, e lansuar gjatë vitit 2011, tashmë është ndërlidhur me Facebook. Karma përpilohet nga profilet e rrjetit Facebook për t’i njoftuar përdoruesit për ditëlindjet e tyre. Sipas një postimi në blog nga themeluesit e Karmas, aplikacioni edhe pas blerjes do të vazhdojë të mbajë funksionet e veta.

Veçoritë komerciale të aplikacionit do të mund të tregonin planet e ndërmarrjes Facebook për t’u zgjeruar në atë lëmi. Ray Valdes, analist në Gartner, deklaroi që Facebook e ka “model të fuqishëm historik” blerjen e ndërmarrjeve për të fituar çasje në përvojat e tyre.

“Unë do të shpjegoja [lëvizjen] si talent të jashtëzakonshëm të blerjes, por gjithashtu përvojë në një domen të caktuar, që është në këtë rast ndërlidhja midis celularëve, komercializmit dhe shoqërisë,” tha Valdes. (PCWorld Albanian/KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit