Evropa mbyll qiellin: A po izolohet SHBA në përballjen me Iranin?

Më të lexuarat

Austria është bërë vendi më i fundit që ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për forcat amerikane dhe izraelite që drejtohen drejt Iranit, duke iu bashkuar të paktën katër vendeve të tjera në Evropë. Edhe Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm, duke kufizuar aksesin e ushtrisë amerikane në hapësirën e tyre ajrore ose në bazat e tyre.

Nga ana e saj, Franca ka refuzuar të lejojë avionët amerikanë që drejtohen drejt Izraelit të kalojnë nëpër hapësirën e saj ajrore. Zyrtarët francezë kanë deklaruar se Parisi nuk ka vendosur një ndalim të plotë, por shqyrton kërkesat për fluturime ushtarake rast pas rasti.

Gjithashtu, Zvicra duke u bazuar në ligjet e saj të neutralitetit ka refuzuar shumicën e kërkesave amerikane për përdorimin e hapësirës së saj ajrore gjatë luftës me Iranin.

Burimi: Newsweek

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit