7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Europa kërcënohet nga racizmi

Më të lexuarat

Kështu vlerëson instituti ngritur nga Komisioni Europian kundër racizmit dhe intolerancës, ECRI në raporton vjetor të publikuar së fundmi. “Në Europë po rritet racizmi dhe fryma e intolerancës ndaj të huajve, ndihmuar sa nga kriza ekonomike, ashtu dhe nga fjalimet e shtuara ksenofobike të personave publikë, e në vecanti të politikanëve.

Vendet europiane kanë ende për të mësuar përsa i përket diversitetit dhe respektimit të të huajve, përndryshe rrezikojmë të humbasim kontributin ekonomik që ofrojnë të huajt në Europë”, thuhet në raportin ECRI-t.
Vendet e Bashkimit Europian po kalojnë ditë të vështira, me Greqinë, Spanjën, Portugalinë, Irlandën e Italinë në vështirësi financiare e të detyruara në ndërmarrjen e masave shtrënguese ekstreme për uljen e borxhit publik.
Kriza ka ndikuar në ashpërsimin e gjuhës raciste kundër të huajve, të cilët, kryesisht nga forcat e ekstremit të djathtë, shihen si fajtorë kryesorë për papunësinë dhe kriminalitetit në rritje. Ajo që shqetëson KE-në, është se këto forca, ndërsa para krizës përfaqësoheshin nga një numër i kufizuar mbështetësish, tashmë po rriten në mënyrë drastike.
Kjo vërtetohet nga zgjedhjet e fundit në Francë, ku kandidatja e ekstremit të djathtë, Marie Le Penn, e cila zhvilloi një fushatë elektorale me gjuhë anti-Bashkimit Europian e sidomos kundër të huajve, siguroi afërsisht 20 përqind të elektoratit në raundin e parë, në Holandë ekstremi i djathtë është shndërruar në faktor përcaktues në qeverisje, pasi dy partitë kryesore s`mund të formojnë qeverinë pa deputetët e Geert Wilders, ndërsa sondazhet flasin për rritje të frikshme të ekstremistëve në Greqi në zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen këtë të dielë./ora/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit