11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Escobar takon Osmanin dhe Kurtin në Prishtinë

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Kosova ka qenë, dhe është palë konstruktive në dialogun me Serbinë, dhe ka gatishmëri që të rrisë angazhimin, me qëllim të intensifikimit të procesit.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.

Ata i kanë bërë këto deklarata, pas takimeve që kanë zhvilluar ndaras në Prishtinë, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje, dhe propozimeve konkrete që i japim, Republika e Kosovës ka treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm, dhe të përkushtuar për të arritur marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.

Escobar, në anën tjetër, ka thënë se SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës në këtë drejtim.

“Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri. E falënderoj Kosovën që do të jetë nikoqire e atij organizimi këtë fundjavë”.

Më 22-23 tetor, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të njohur si Forumi WPS.

Ky forum po organizohet nga Presidenca e Kosovës, në bashkëpunim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit, forumi pritet të mbledhë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Në të dyja konferencat, zyrtarët nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

Takimet me opozitën

Gjatës ditës së hënë, Escobar pritet të takohet edhe me pjesëtarë të opozitës.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare, ka thënë se takimi pritet të ndodhë, por nuk ka përmendur orën e saktë.

Në një konferencë për media, Tahiri e ka kritikuar Qeverinë për ekzistencën e, siç ka thënë ai, “territ informativ”, në lidhje me diskutimet që po mbahen për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Tahirit, AAK-ja ka dy kërkesa në lidhje me dialogun.

“Për AAK-në janë dy çështje: e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale për njohje reciproke… që njëherë e përgjithmonë e përmbyll dhe normalizon marrëdhëniet. E dyta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan, në mënyrë që të kemi një marrëveshje që e përmbyll çështjen, e nuk e hap çështjen”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

“Serbia mbështet strukturat ilegale”

Pas takimit me Escobarin, presidentja Osmani ka përmendur pakënaqësitë e Kosovës kundrejt palës serbe.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë edhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas saj, përveç refuzimit, Serbia vazhdon “t’i mbështesë ato financiarisht”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiq, është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Ai aktualisht është në arrati.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

energjisë, kanë qenë lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak ka biseduar javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi.

Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit