10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Escobar: Afër krijimit të Asocacionit!

Më të lexuarat

Diplomati amerikan: Pse s’duhet patur frikë nga marrëveshja Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të enjten se askush nuk duhet të ketë frikë nga marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe se i gjithë Ballkani Perëndimor ka nevojë për të.

Në një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane, pas një vizite dyditore në Beograd, gjatë së cilës bisedoi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç, Escobar tha se dëshiron që marrëveshja të ndodhë këtë vit dhe se beson është plotësisht e mundur.

“Ajo që duhet të kemi si rezultat është se nga marrëveshja nuk duhet të ketë frikë. Ne nuk shpresojmë të ndryshojmë rrënjësisht jetën e dikujt, por të ofrojmë paqe dhe stabilitet për njerëzit e rajonit. Synimi i marrëveshjes nuk është të krijojë pengesa, përkundrazi, ne duam që kjo marrëveshje të jetë e mirë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por, sepse janë në zemër të Ballkanit, edhe për fqinjët e tyre. Ata duan të shohin marrëdhënie të mira mes Serbisë dhe Kosovës dhe kanë nevojë për këtë”, tha Escobar.

Ai shtoi se Serbia dhe Kosova përbëjnë pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor dhe se fqinjët e tyre duan që Serbia dhe Kosova të kenë marrëdhënie të mira.

Më afër themelimit të ZSO

“Mendoj se do të ishte shumë pozitive. Nëse njerëzit e rajonit dhe të dy qeveritë shohin përfitime që tregojnë paqen, pas një periudhe të gjatë, kjo është e mirë”, tha ai.

“Tani jemi shumë më afër formimit të një komuniteti të komunave serbe [ZSO] në Kosovë sesa disa javë më parë,” tha Escobar.

I pyetur nga një gazetar nëse pas vizitës së tij në Beograd dhe vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, mund të thuhet se jemi më afër krijimit të ZSO-së se një muaj më parë, ai u përgjigj pozitivisht.

“Bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë e më realiste dhe produktive, ata kanë filluar të kuptojnë se kjo pjesë ligjërisht obligative e marrëveshjes do t’i afrojë dhe se marrëveshja do t’i afrojë me Evropën. Kështu që besoj se jemi shumë më afër ZSO-së se disa javë më parë”, përfundoi Escobar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit