7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogani reagon ndaj Trumpit: Jerusalemi nuk është për t’u shitur

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Jerusalemi “nuk është për t’u shitur”, duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar të martën nga homologu amerikan, Donald Trump.

“Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan.

“Jerusalemi është linja jonë e kuqe. Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Poutin.

Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm.

Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare./ATSH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit