12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Coronavirusi, OBSH shpallë “emergjencën globale”

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyrtarisht në një takim të mbajtur mbrëmë në Gjenevë, e ka shpallur coronavirus, emergjencë globale. “Arsye kryesore për këtë deklarim nuk është që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera”, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreiesus, raporton BBC.

Brenga është që ky virus mund të përhapet edhe në vende me sistem shëndetësor të dobët. Aktualisht, numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 170. OBSH-ja ka bërë të ditur se në 18 vende janë shënuar 98 raste me coronavirus, por nuk ka të vdekur. Deri tani janë shënuar tetë raste të infeksionit nga një person tek një person tjetër në njeri në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHB.

Në fakt edhe në vendet e Europës ka të dhëna për njerëz të infektuar që kanë mbërritur nga vendet e Kinës kryesisht. Shqipëria është vendi më me pak barriera për t`i bërë ballë një virusi të këtyre përmasave por deri më tani të paktën zyrtarisht nuk është shënuar asnjë rast.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit