10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdoğan: Zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet, duhet të ringjallen bisedimet diplomatike

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan në një telefonatë me homologun rus Putin diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe zhvillimet në lidhje me korridorin e drithit

Presidenti Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të Marrëveshjes së Istanbulit për eksportet e drithërave.

Duke thënë se zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet dhe për këtë arsye bisedimet diplomatike duhet të ringjallen, Erdoğan tha se kontaktet e shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane në Türkiye luajnë rol kyç në parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar në terren.

Duke shprehur kënaqësi për propozimin e presidentit rus Putin për krijimin e një qendre gazi natyror në Türkiye, Erdoğan ka theksuar se ekipet do të bëjnë vlerësimet e nevojshme teknike, ligjore dhe tregtare për të arritur qëllimet e përbashkëta sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti Erdoğan gjithashtu ka falënderuar homologun rus për ngushëllimet e tij për sulmin terrorist të së dielës në Istanbul.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit