Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës gjatë një emisioni të përbashkët të organizuar nga TRT FM, Kral FM dhe disa radio vendore.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqinë e kanë shndërruar në një liman të sigurt në çdo aspekt.
Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës gjatë një emisioni të përbashkët të organizuar nga TRT FM, Kral FM dhe disa radio vendore.
Gjatë emisionit Erdogan preku edhe në referendumin popullor për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill, ku theksoi se Evropa së bashku me organizatat terroriste është duke bërë përpjekje për të penguar pranimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese në referendum.
Duke thënë se organizata separatiste, terroriste PKK dhe organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) janë duke bërë përpjekje që me të gjitha mundësitë të ndikojnë tek votuesit dhënë vazhdimisht mesazhe, Presidenti Erdogan tha: “Këta nuk kanë ndonjë ëndërr pozitive për Turqinë”.
Presidenti Erdogan gjithashtu tha se prej se ardhjes së tyre në pushtet në vitin 2002 e këtej Turqia është zhvilluar në çdo aspekt.
Presidenti gjithashtu tha se vendin e kanë shndërruar në një liman të sigurt, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Aktualisht investitorët e jashtëm dhe të brendshëm janë në gjendje për të bërë investime duke mos qenë barrë për shtetin. Dhe kësaj i thonë menaxhimi i financimit, pra të parave”.
Gjatë fjalimit të tij Erdogan preku edhe në luftën kundër terrorit, ku tha se kjo luftë zhvillohet për 35 vjet, ndërsa vijoi duke thënë se “Terrori do të marr fund me vendosmërinë tonë”.
Erdogan bëri fjalë edhe për hapat që do të hidhen pas 17 prillit, ndërsa tha se ai nuk është pro barazhit të 10% gjatë zgjedhjeve, mirëpo shtoi se ky barazh është i nevojshëm për stabilitetin e vendit.
