“Turqia ka një drejtim, e ai është drejtim i saj”, deklaroi Zëvnedëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi se Turqia nuk është as pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as pranë Rusisë e as pranë Iranit në çështjen e luftës civile të Sirisë.
“Turqia ka një drejtim, e ai është drejtim i saj”, deklaroi Kurtulmus.
Numan Kurtulmush ishte mysafir në një emision të drejtpërdrejtë të një kanali televiziv privat.
Duke e bërë të ditur se Turqia është pro tërësisë territoriale të Sirisë, Zëvendëskryeministri Kurtulmus tha se populli sirianë do të vendos se si do të vendoset paqja e qëndrueshme në vendin e tyre.
Duke prekur edhe në referendumin popullor për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill, Numan Kurtulmus nënvizoi se Bashkimi Evropian është duke shfaqur haptazi sjelle të njëanshme në këtë referendum.
“Këto nuk janë zgjedhjet e para që mbahen. Kemi organizuar edhe më herët zgjedhje dhe referendume. Mirëpo nuk dimë se çfarë ndodhi që Evropa të jetë e njëanshme në këtë proces. Bënë shtypje neonaziste dhe raciste. Nuk lejuan takimin e ministrave tanë me qytetarët. Kurse lejuan manifestimet e PKK-së në qytetet e mëdha. Pika e fundit ka qenë posteri i cili si objektiv mori Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Këto janë të papranueshme”, deklaroi Kurtulmus.
Zëvendëskryeministri rikujtoi edhe deklaratat e të ashtuquajturve udhëheqësve të organizatës separatiste terroriste PKK të kenë thënë që në qoftë se miratohen ndryshimet kushtetuese kjo do të jetë edhe fundi i PKK-së, ndërsa shtoi se të gjitha organizatat terroriste kanë qëndrim të njëjtë.
“Vatrat keqbërëse janë duke bërë çmos për të penguar zhvillimin e Turqisë”, bëri të ditur Kurtulmus, ndërsa shtoi se “Njëra prej lojërave të jashtme që u luajtën për të parandaluar Turqinë që të bëhet një aktor i rëndësishëm brenda ekuilibrave të ndryshuar në sistemin botëror ka qenë edhe tentativa e grusht shtetit e ndërmarr më 15 korrik të vitit 2016”.
